“Netflix” synon të ulë kostot, shkurton rreth 1000 vende pune
Gjiganti i transmetimit të filmave dhe serialeve “Netflix” planifikon të shkurtojë rreth 6% të vendeve të punës, ndërsa përballet me ngadalësimin e rritjes së biznesit, sipas “Variety”. Lajmi u bë i ditur nga bashkëdrejtuesit ekzekutivë të kompanisë, Greg Peters dhe Ted Sarandos. Në fund të vitit të kaluar, “Netflix” kishte rreth 16 000 punonjës. Kjo do të thotë se shkurtimet mund të prekin afërsisht 1 000 vende pune. Disa javë më parë, në një konferencë, Sarandos pranoi se kompania po rritej më ngadalë nga sa do të dëshironte ai. “Netflix” mbetet lider i padiskutueshëm në tregun e transmetimit të filmave dhe serialeve në internet. Sipas të dhënave të fundit të kompanisë, në fund të vitit 2025, shërbimi kishte më shumë se 325 milionë familje abonente....
Burimi:
kultplus.com