Netanyahu zbulon planet e Izraelit: Do rrëzojmë regjimin e Iranit dhe do eliminojmë Hamasin e Hezbollahun!
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se Izraeli do të eliminojë Hamasin, do të mposhtë dhe rrëzojë regjimin e Iranit dhe do të merret me Hezbollahun, i cili tha se gjithashtu do të bjerë. Duke folur në një ceremoni për personelin e shquar ‘Shin Bet 2025’ në Rezidencën e Presidentit, Netanyahu vlerësoi gjithashtu punën e agjencisë së sigurisë së brendshme. “Në Rripin e Gazës, po dëshmojmë një fenomen që mendoj se i habit të gjithë. Po i qërojmë hesapet me këta vrasës që vranë popullin tonë, vajzat tona, gratë dhe fëmijët tanë më 7 tetor. Dhe po i qërojmë hesapet me këdo që ka mbetur, dhe nuk kanë mbetur shumë sepse po merremi me ta. Kur u themi terroristëve: ‘Askush nuk është imun, do t’ju arrijmë...
Burimi:
ntv.al