NETANYAHU NE PROVE, LINDJA E MESME NE PRITJE,ZGJEDHJET QE MUND TE NDRYSHOJNE GJITHÇKA

NETANYAHU NE PROVE, LINDJA E MESME NE PRITJE,ZGJEDHJET QE MUND TE NDRYSHOJNE GJITHÇKA

Në Izrael, zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit zhvillohen në një klimë të rënduar nga lufta në Gaza, përplasjet me Iranin dhe debatet mbi përgjegjësinë politike për dështimet e sigurisë që paraprinë sulmin e Hamasit të 7 tetorit 2023. Benjamin Netanyahu, një nga figurat më jetëgjata të politikës izraelite, përballet me një opozitë ku spikat ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë, Gadi Eisenkot, drejtues i partisë Yashar. Sondazhet e fundit japin një pamje të fragmentuar të parlamentit të ardhshëm. Sipas mesatares së nëntë matjeve të publikuara deri më 23 tetor, Yashar projektohet me 22.1 mandate, kundrejt 20.6 mandateve për Likudin e Netanyahut. Koalicioni aktual qeverisës llogaritet me rreth 50.2 mandate, dukshëm poshtë shumicës prej 61 vendesh që nevojitet për të formuar qeverinë. Matjet e veçanta...