Netanyahu: Irani është pranë “kolapsit”, misioni është rrëzimi i regjimit!

Netanyahu: Irani është pranë “kolapsit”, misioni është rrëzimi i regjimit!

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Republika Islamike e Iranit është në prag të “kolapsit”, ndërsa armiqësitë midis Shteteve të Bashkuara dhe Teheranit përshkallëzohen. “Ka ende punë për t’u bërë, misioni kryesor është rrëzimi i regjimit terrorist të Iranit”, tha Netanyahu gjatë një vizite te ushtarët izraelitë të vendosur në Siri. “Ne jemi shumë afër. E dimë se i gjithë ky bosht përfundimisht do të shembet”, shtoi ai. /vizionplus.tv