Netanyahu akuzon partitë arabe për vjedhje votash: Zgjedhjet u manipuluan, kërkohet hetim

Netanyahu akuzon partitë arabe për vjedhje votash: Zgjedhjet u manipuluan, kërkohet hetim

Benjamin Netanyahu IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka publikuar në rrjetin social X një deklaratë të partisë së tij Likud, ku ngrihen akuza për manipulim të procesit zgjedhor nga partitë arabe. Sipas pretendimeve të partisë, parregullsitë përfshijnë ryshfetin kërcënimet ndaj punonjësve të qendrave të votimit, votimin e përsëritur dhe përdorimin e identiteteve të dyfishta. Në deklaratë Likud pretendon se shkeljet kanë ndodhur në disa qendra votimi në zona me shumicë arabe dhe se kanë cenuar integritetin e zgjedhjeve. Partia njofton gjithashtu se do t'u paraqesë policisë, shërbimit të sigurisë së brendshme Shin Bet dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve qindra prova të cilat,  mbështesin akuzat. “Zgjedhjet në Shtetin e Izraelit u vodhën nga partitë arabe që mbështesin terrorizmin dhe eliminimin e shtetit hebre, përmes veprave të...