Nesër paralizohet për 3 orë transporti publik në vend, rritja e TVSH do të shtrenjtojë biletat
Nesër e gjithë Shqipëria do të zgjohet pa autobusë dhe furgonë të transportit publik. Shërbimi do të ndërpritet për 3 orë, duke nisur nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 08:00. Vendimi është njoftuar nga Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban, në shenjë kundërshtimi ndaj ndryshimeve të propozuara në Paketën Fiskale 2027. Ndërprerja e shërbimit në të gjithë vendin është paralajmëruar në prag të seancës plenare të Kuvendit, më 26 nëntor, ku është parashikuar votimi i Paketës Fiskale dhe Projektbuxhetit të Shtetit për vitin 2027. Në një deklaratë të përbashkët, shoqatat shprehen se rritja e normës standarde të TVSH-së nga 20% në 21% do të shtojë kostot e operatorëve dhe do të përkthehet në rritje të çmimit të...
Burimi:
syri.net