Nesër nis Festivali Ndërkombëtar i Kërcimit në Tiranë, 17 shfaqje në 9 hapësira

Nesër nis Festivali Ndërkombëtar i Kërcimit në Tiranë, 17 shfaqje në 9 hapësira

Festivali Ndërkombëtar i Kërcimit në Tiranë (IDFT) nis nesër edicionin e pestë, duke sjellë nga 3 deri më 21 tetor një program të pasur me kërcim bashkëkohor, artistë shqiptarë e ndërkombëtarë dhe trupa të ndryshme artistike. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja bëri të ditur sot se programi i këtij edicioni përfshin 17 shfaqje në 9 hapësira të ndryshme, duke forcuar bashkëpunimin artistik dhe dialogun kulturor. Një prej emrave të rëndësishëm të këtij edicioni është koreografi me origjinë shqiptare Angjelin Preljocaj, i cili do të prezantojë veprën e tij më të re, “Soulevement”, krahas trupave ndërkombëtare. Një rol të rëndësishëm në festival do të ketë edhe Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, i cili do të mirëpresë gjashtë mbrëmje artistike, si...