‘Nesër më shumë!’/ Mbyllet protesta e 117-të, qytetarët s’dorëzohen deri në dorëheqjen e Ramës
Pas marshimit në rrugët e Tiranës, qytetarët kanë përmbyllyr protestën e 117-të kundër qeverisë. Në mbyllje të tubimit, protestuesit thirrën “Nesër më shumë”. Qytetarët edhe këtë të enjte, e nisën protestën nga Sheshi Skënderbej. Më pas, ata kanë marshuar drejt Kryeministrisë. Bënë thirrje për largimin e kryeministrit Rama nga qeveria, duke thënë se kreu i qeverisë është përgjegjës për të gjitha skandalet që po ndodhin. Revolta qytetare është rritur ndjeshëm pas skandalit të fundit, ku në qendër ka qenë ish-drejtoresha e SHISH Vlora Hyseni, e akuzuar se ka përkrahur Ergys Agasin gjatë kohës që ky i fundit ishte në arrati. Ata kërkojnë përgjegjësi për situatën, ndërsa prej kohësh kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Në fund, thirrën “Edi Rama frikacak, po të vjen radha për...
Burimi:
syri.net