‘Nëse Veliaj lirohet, loja politike do të përfundojë keq’, Gjokutaj: E stisur nga Rama, është tragjikomedi

‘Nëse Veliaj lirohet, loja politike do të përfundojë keq’, Gjokutaj: E stisur nga Rama, është tragjikomedi

  Teksa në Gjykatën e Lartë mbahet seanca për shqyrtimin e masës së sigurisë ‘arrest në burg’ për kryebashkiakun e Tiranës, Erjon Veliaj, avokati Genc Gjokutaj shprehet se rasti i Veliajt nuk meriton një vëmendje të tillë pozitive, duke argumentuar se institucionet e drejtësisë e kanë ndihmuar atë në dëm të interesit publik. I ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Gjokutaj tha se SPAK-u ka shmangur akuzën kryesore për Veliajn, atë të "inceneratorit të Tiranës", i cili në të vërtetë nuk ekziston, ndërkohë që trajtimi i mbetjeve vazhdon me diferenca marramendëse financiare, ku nga 12 euro kostoja ka shkuar në 29 euro për ton. Kjo, sipas tij, tregon qartë se paratë po humbasin pa lënë gjurmë. Gjokutaj theksoi se mbajtja apo lirimi i Veliajt...