“Nëse nuk janë të zotë, të hapin krahun”, Karanxha: Na duhen gjyqtarë të pavarur në Kushtetuese

“Nëse nuk janë të zotë, të hapin krahun”, Karanxha: Na duhen gjyqtarë të pavarur në Kushtetuese

Ish prokurori Ervin Karanxha thotë se Gjykata Kushtetuese është kthyer në gjykatë, e cila nuk po zgjidh më çështje. Në emisionin “Real Story” në ABC News, Karanxha u shpreh se gjykatësit kushtetues duhet të jenë të pavarur. “Ata janë për të mbrojtur punën e tyre dhe pagat e tyre. Këta presin sa të vijë një çështje nga Strasburgu, dhe çfarë punë efektive bëjnë këtu. Vetingu ka mbaruar. Të merresh me vendimet e Strasburgut, kur Strasburgu i ka dhënë të drejtë personave të shkarkuar, i bie që ti po gjykon vendimet e Strasburgut. Rishikohet si vendim dhe kthehet. Kemi praktikë tashmë. Nuk mund të bëhet veting. A mund të merren këta me vendimet e Strasburgut? Unë mendoj se qëllimi i futjes së tyre në Gjykatën Kushtetuese,...