“Nëse gjendja përkeqësohet, dikush do të mbajë përgjegjësi”! Erion Veliaj kërkon ndërhyrje kirurgjikale në këmbë
Avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca, i ka drejtuar një kërkesë zyrtare Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për kryerjen e një vlerësimi të ri mjekësor ndaj klientit të tij, si dhe për shqyrtimin e mundësisë së një ndërhyrjeje kirurgjikale në këmbën e dëmtuar. Pas takimit të zhvilluar me Veliajn në ambientet e burgut të Fierit, Ndreca bëri të ditur se gjendja shëndetësore e kryebashkiakut vijon të mbetet shqetësuese, me dhimbje të vazhdueshme që e detyrojnë të përdorë rregullisht medikamente qetësuese. Gjatë komunikimit me mediat, avokati lëshoi një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj institucioneve përgjegjëse, duke theksuar se zvarritja apo mungesa e trajtimit të specializuar mjekësor mund të prodhojë pasoja të pariparueshme shëndetësore, për të cilat dikush do të duhet të mbajë përgjegjësi...
Burimi:
javanews.al