“Nëse do isha kreu i ekzekutivit…”- Ngërçi për pagat, Rexhaj: Një përpjekje e sofistikuar e magjistratëve për të marrë pushtet, Kushtetuesja kaloi kompetencat
Analisti Albatros Rexhaj ka kritikuar ashpër përplasjen institucionale për pagat e gjyqtarëve, duke e cilësuar atë si një përpjekje për zgjerimin e pushtetit të magjistratëve. Në një intervistë për ABC News, Rexhaj tha se Gjykata Kushtetuese ka ndërhyrë përtej kompetencave të saj, ndërsa theksoi se vetëm Kuvendi vendos për përdorimin e parasë publike. Sipas tij, asnjë institucion nuk mund të vendosë vetë për rritjen e pagave të veta dhe ekzekutivi duhet të shtyjë zbatimin e vendimit. Rexhaj e konsideroi situatën një cenim të ndarjes së pushteteve dhe kritikoi diferencën mes shpejtësisë së vendimmarrjes për pagat e gjyqtarëve dhe pritjes së gjatë të qytetarëve për drejtësi. “Është një përpjekje për të marrë pushtet, me vendime të tjera, kërkohet që të kufizohet pushteti me dy pushtetet e...
Burimi:
javanews.al