Nëntori kuqezi / Nga Kombëtarja A te grupmoshat, Shqipëria gati për sfidat e radhës

Nëntori kuqezi / Nga Kombëtarja A te grupmoshat, Shqipëria gati për sfidat e radhës

Muaji nëntor do të jetë i mbushur me angazhime për ekipet Kombëtare të Shqipërisë, të cilat do të zbresin në fushë në kompeticione zyrtare, ndeshje miqësore dhe turne zhvillimorë, me synimin për të arritur rezultate pozitive dhe për të vijuar punën përgatitore në të gjitha nivelet. Nga Kombëtarja A, që do të luajë dy ndeshjet e fundit të edicionit të Nations League, te përfaqësueset e moshave, që do të vijojnë rrugëtimin në kualifikueset e Europianit 2027, nëntori do të sjellë një kalendar të ngjeshur për futbollin kuqezi. Kombëtarja A, dy sfida vendimtare në Nations LeagueKombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshjet e fundit të grupit C1 në Nations League, me objektivin për të mbrojtur vendin e parë në renditje deri në fund të këtij edicioni....