Nëntë të arrestuar për krime lufte në Zubin Potok lidhur me rastin e “Grupit të Intelektualëve”

Nëntë të arrestuar për krime lufte në Zubin Potok lidhur me rastin e “Grupit të Intelektualëve”

Një polic gjatë operacionit policor në Zubin Potok. Fotografi e publikuar nga Prokuroria Speciale. KOSOVË- Gjatë një operacioni të zhvilluar në Zubin Potok, nëntë persona janë arrestuar nën dyshime për krime lufte kundër popullatës civile, thanë autoritetet mëngjesin e së dielës. Operacioni ndërlidhet me rastin e njohur si “Grupi i Intelektualëve”. Operacioni nxiti reagime të ashpra nga Lista Serbe dhe Serbia. Prokuroria Speciale e Kosovës më vonë gjatë së dielës tha se të nëntë personat, me vendim të saj, janë ndaluar për 48 orë. Ajo identifikoi të arrestuarit vetëm me iniciale: D.D., M.R., M.R., R.R., S.D., S.D., V.L., R.R dhe D.D, teksa listoi edhe se çfarë u sekuestrua si prova materiale gjatë kontrolleve në disa lokacione në komunën e Zubin Potokut. Si prova, tha Prokuroria,...