Nënë Tereza në 30 fotografi, çelet në COD ekspozita me momente të rralla nga jeta e saj
“Shën Nënë Tereza – Një trashëgimi dashurie, dhembshurie dhe humanizmi” titullohet ekspozita e çelur sot në Qendrën për Hapje dhe Dialog, kushtuar figurës që mishëron lidhjen e veçantë mes Shqipërisë dhe Indisë, si dhe në kuadër të 70-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri–Indi. Në çeljen e ekspozitës ishin të pranishëm ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha dhe ambasadori i Indisë në Shqipëri, Ravindra Prasad Jaiswal. Në ekspozitë u prezantuan 30 fotografi që dokumentojnë momente nga vizitat e Nënë Terezës në Shqipëri, si edhe nga ceremonia e funeralit të saj në Indi, duke sjellë pranë çaste të rralla dhe duke rikthyer në vëmendjen e publikut një trashëgimi që vazhdon të frymëzojë. “Sot, gjithnjë e më shumë identitetet përcaktohen përmes dallimeve, sesa përmes asaj që...
Burimi:
kultplus.com