Nëna që tronditi Britaninë, e futi të birin në operacione të panevojshme për para dhe famë, e “shpalli” si fëmijën më të sëmurë në vend

Nëna që tronditi Britaninë, e futi të birin në operacione të panevojshme për para dhe famë, e “shpalli” si fëmijën më të sëmurë në vend

Matthew Hayden-Johnson, sot 25 vjeç, ende mban shenjat fizike të ndërhyrjeve të panevojshme mjekësore që iu bënë gjatë fëmijërisë. Nëna e tij, Lisa Hayden-Johnson, e kishte paraqitur për vite me radhë si “fëmijën më të sëmurë në Britani”, duke pretenduar se vuante nga sëmundje të rënda. Që në moshën katërvjeçare, Matthew u detyrua të përdorte karrocë invalidi dhe iu nënshtrua trajtimeve të shumta për sëmundje që më vonë rezultuan të ishin të sajuara. Nëna e tij pretendonte se ai kishte, ndër të tjera, fibrozë cistike, paralizë cerebrale, diabet dhe alergji ushqimore. Në total, Matthew iu nënshtrua 325 vizitave dhe ekzaminimeve mjekësore, ndërsa kaloi nëntë herë nën anestezi të përgjithshme. Një prej ndërhyrjeve ishte vendosja e një tubi ushqimi, për të cilën ai thotë se i...