“Neighbours from Motherland”, premiera botërore që çeli Festivalin e Dancit duartrokitet për 10 minuta
Premiera botërore që hapi Festivalin Ndërkombëtar të Vallëzimit në Tiranë, e mbajti publikun në këmbë duke duartrokitur për 10 minuta. Vepra e Brigel Gjokës dhe Rauf “Rubberlegz” Yasit, e titulluar “Neighbours / from Motherland”, bashkoi për herë të parë në të njëjtën skenë trupat e Baletit të Shqipërisë dhe Baletit të Kosovës. Baleti bashkëkohor i vënë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës e Baletit vuri theksin mbi rrënjët e përbashkëta dhe identitetin. Publiku artdashës i kryeqytetit kishte mbushur plot sallën e TKOB, duke dëshmuar interes të veçantë ndaj edicionit të 5-të të IDFT. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i pranishëm në hapjen e këtij aktiviteti, përcolli në rrjetet sociale edhe pamje nga performanca, duke kujtuar se, pas Tiranës, më 7 tetor...
Burimi:
kultplus.com