“Neighbours – From Motherland”, bashkëpunim artistik mes Kosovës dhe Shqipërisë

“Neighbours – From Motherland”, bashkëpunim artistik mes Kosovës dhe Shqipërisë

30 September, 2026 - 22:32 Ministria e Kulturës dhe Turizmit njofton se Baleti Kombëtar i Kosovës, në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit të Shqipërisë, do të prezantojë shfaqjen “Neighbours – From Motherland”, në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Kërcimit, Tiranë 2026. Vepra, me koreografi nga Brigel Gjoka dhe Rauf “RubberLegz” Yasi, si dhe muzikë nga Rusan Filiztek, sjell në skenë një ndërthurje të lëvizjes, trupit dhe përvojave të përbashkëta që lidhin Kosovën dhe Shqipërinë. Shfaqja do të prezantohet më 3 dhe 4 tetor, në orën 20:00, në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë, ndërsa më 7 tetor, në orën 20:00, do të shfaqet në Teatrin Kombëtar të Kosovës në Prishtinë. Ky bashkëpunim artistik synon të sjellë para publikut një përvojë...