Negociatat SHBA-Iran, Trump shfaqet i hapur për lehtësimin e sanksioneve në këmbim të progresit bërthamor

Negociatat SHBA-Iran, Trump shfaqet i hapur për lehtësimin e sanksioneve në këmbim të progresit bërthamor

Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur i gatshëm të shqyrtojë lehtësimin e sanksioneve ekonomike dhe lirimin e fondeve të ngrira ndaj Iranit, nëse Teherani tregon “përparim konkret” lidhur me çështjet bërthamore. Këtë e ka bërë të ditur një zyrtar i lartë amerikan për CNN, ndërsa palët po zhvillojnë bisedime indirekte përmes ndërmjetësve për t’i rikthyer ato në tryezën e dialogut. Pavarësisht hapësirës për negociata, administrata amerikane ka ruajtur një qasje të kujdesshme. Gjatë fundjavës, presidenti Trump hodhi poshtë propozimin e fundit të Iranit për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, duke e cilësuar atë si “të papranueshëm” dhe duke theksuar se Teherani “e teproi” me kërkesat e tij fillestare. Ekipi negociator dhe akuzat për mungesë mirëbesimi Bisedimet nga ana e Shteteve e Bashkuara po drejtohen nga...