Negociatat me BE-në, ministri Jaupaj: Përparojmë në përafrimin e legjislacionit dhe reformën e mbetjeve

Negociatat me BE-në, ministri Jaupaj: Përparojmë në përafrimin e legjislacionit dhe reformën e mbetjeve

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj thotë se Shqipëria duhet të përafrojë rreth 400 akte me legjislacionin e Bashkimit Evropian deri në shtator 2027, në kuadër të Kapitullit 27 për mjedisin. Jaupaj tha se kapitulli përfshin rreth 90 direktiva dhe rregullore që lidhen me fusha si kimikatet, ndryshimet klimatike, mbrojtja e mjedisit dhe natyrës. ”Këto 90 direktiva e rregullore do të duhet të transpozohen në rreth 400 akte deri në shtator të vitit tjetër, në mënyrë që ne të jemi 100% në rregull me afrimin e direktivave”,-tha në ”Report Tv”. Sipas ministrit, procesi nuk kufizohet vetëm te ndryshimet ligjore, por kërkon edhe investime, rritje të kapaciteteve njerëzore dhe forcim të monitorimit. Ai theksoi se 2027-a synohet si viti i përfundimit të negociatave teknike dhe i përafrimit...