Në Tiranë i kërkojnë dorëheqjen! Rama merakoset për integrimin e Serbisë në BE: Nuk duhet ta lëmë të shkojë në drejtim të gabuar
Teksa në Tiranë protestohet për dorëheqjen e tij, kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel, ku ka folur për integrimin e Serbisë në Bashkimin Europian dhe nevojën që Beogradi të mos largohet nga projekti europian. Gjatë një interviste me gazetaren Maria Tadeo në samitin e Euronews për zgjerimin e BE-së, Rama deklaroi se Serbia përbën një pjesë të rëndësishme të Ballkanit Perëndimor dhe se vendet e rajonit kanë interes që ajo të bëhet anëtare e Bashkimit Europian. Kryeministri theksoi se ka mbështetur vazhdimisht perspektivën europiane të Serbisë, pavarësisht qëndrimit të Beogradit ndaj Kosovës dhe sanksioneve kundër Rusisë. Rama pranoi se Beogradi nuk ka treguar gatishmëri për njohjen e Kosovës, por këmbënguli se Serbia nuk duhet të braktisë procesin e integrimit europian. Në përfundim, ai deklaroi se...
Burimi:
gijotina.com