‘Në Shqipëri merrja 450 euro në muaj, këtu fitoj 200 euro në ditë nga droga’/ Dënohen dy të rinjtë shqiptarë

‘Në Shqipëri merrja 450 euro në muaj, këtu fitoj 200 euro në ditë nga droga’/ Dënohen dy të rinjtë shqiptarë

Të dënuar me një vit burg efektiv nga Gjykata e Albertville në Francë, dy të rinj shqiptarë kishin lënë punën e tyre si kamerierë në Shqipëri për të shitur drogë në Francë LA DAUPHINE LIBERE Me rastin e një kontrolli të thjeshtë rrugor, më 20 shtator në Moutiers, brigada e motorizuar e xhandarmërisë së Albertville sekuestroi rreth njëqind gramë rrëshirë kanabisi në një automjet të drejtuar nga një person me origjinë shqiptare. Gjatë kontrollit të banesës së tij, të marrë me qira përmes platformës Airbnb, efektivët gjetën disa gramë kanabis dhe 3.600 euro në para cash. Po atë ditë, një shtetas tjetër me origjinë nga i njëjti vend, i cili banonte në të njëjtën banesë, u arrestua me qese të vogla me kokainë dhe disa...