Në Prishtinë hapet ekspozita “Ditari i një fotografi të luftës”

Në Prishtinë hapet ekspozita “Ditari i një fotografi të luftës”

Në Galerinë e Arteve të Prishtinës është hapur ekspozita “Ditari i një fotografi të luftës” e fotografit Visar Kryeziu, në kuadër të aktiviteteve të platformës “Liria Ka Emër” dhe në prag të Marshit për Liri, që do të mbahet më 12 shtator. Ekspozita, e kuruar nga Eliza Hoxha, sjell fotografi nga arkivi i Kryeziut, të realizuara gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998–1999 dhe në periudhën pasluftës. Përmes tyre dokumentohen lufta, vuajtjet e popullatës, rezistenca, çlirimi dhe pasojat e luftës. Hapja e ekspozitës është mbështetur edhe nga Komuna e Prishtinës, në kuadër të përpjekjeve për ruajtjen dhe promovimin e kujtesës historike përmes artit dhe fotografisë. Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, e ka cilësuar fotografinë si dëshmi që “nuk hesht kurrë”, ndërsa tha se ekspozita i kushtohet...