Në ‘Porsche Cayenne’ me lingota dhe monedha floriri, kush është 30 vjeçari i arrestuar në Fier
Një 30 vjeçar u arrestua nga policia e Fierit pasi në automjetin tip “Porsche Cayenne’ u gjetën 9 monedha floriri, 4 lingota floriri. Armando Biçaku nuk dispononte asnjë dokumentacion për origjinën/burimin e sendeve me vlerë dhe as parave. Forcat Shqiponja ndaluan makinën luksoze me qëllim verifikimin e burimit të parave me të cilat janë blerë kur kanë zbuluar lingotat dhe monedhat e arit të cilat dyshohet se ishin kontrabanduar. Në makinë 30 vjeçari kishte dhe 4000 euro dhe 93 000 lekë. Më tej, u krye kontroll në banesën e tij, ku u gjet një leje drejtimi e dyshuar e falsifikuar. Në përfundim të veprimeve të para hetimore dhe procedurale, 30-vjeçari u arrestua për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Tregtimi dhe...
Burimi:
syri.net