Në podkastin “Flasim”, Rama: Projekte pilot me komunitetet për zhvillimin e turizmit në zonat natyrore

Në podkastin “Flasim”, Rama: Projekte pilot me komunitetet për zhvillimin e turizmit në zonat natyrore

Në podkastin “Flasim”, kryeministri Edi Rama ka prezantuar planet e qeverisë për krijimin e një partneriteti mes institucioneve shtetërore dhe komuniteteve lokale në zonat turistike, me fokus mbrojtjen e natyrës dhe territorit. Rama tha se synohet zbatimi i projekteve pilot me komunitetet që merren me turizëm. Sipas tij, këto komunitete do të organizohen në shoqata dhe do të angazhohen në mënyrë konkrete për ruajtjen e mjedisit dhe identifikimin e problematikave në terren. Mes detyrave që mund t’u ngarkohen këtyre strukturave janë evidentimi i ndotjes, pastrimi i mbetjeve, parandalimi i ndërtimeve pa leje, raportimi i prerjeve të paligjshme të pyjeve dhe marrja e masave për uljen e rrezikut nga zjarret. Duke iu referuar Lumit të Shalës si një prej pikave me potencial të rëndësishëm turistik, kryeministri...