Në përfundim restaurimi i Shtëpisë së Qehajve në Pejë, ruhet trashëgimia e shekullit XIX
Punimet për restaurimin dhe konservimin e Shtëpisë së Qehajve në Pejë po i afrohen përfundimit, me synimin për të ruajtur vlerat arkitekturore dhe historike të këtij objekti të trashëgimisë kulturore. Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka bërë të ditur se aktualisht po punohet në detajet e fundit të ndërhyrjeve në këtë shtëpi, e cila daton nga shekulli XIX. Shtëpia e Qehajve përfaqëson një shembull të arkitekturës tradicionale të banesave qytetare të Pejës dhe dallohet për karakteristikat e saj të veçanta arkitekturore. Përmes restaurimit dhe konservimit synohet ruajtja e autenticitetit dhe e vlerave të objektit, në mënyrë që kjo pjesë e trashëgimisë kulturore të qytetit të mbrohet dhe t’u përcillet brezave të ardhshëm./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com