Në mbështetje të lëvizjes studentore për dorëheqjen e Ramës, nis marshimi i demokratëve
Ashtu siç kishin paralajmëruar, demokratët kanë nisur marshimin në mbështetje të protestës studentore, duke u drejtuar drejt Kryeministrisë. Të rinj demokratë, së bashku me drejtues të Partisë Demokratike, janë nisur nga selia blu dhe kanë marshuar në drejtim të godinës së Kryeministrisë, ku ndërkohë janë mbledhur edhe mbështetës të tjerë të opozitës. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e paralajmëroi pak ditë më parë, teksa u bëri thirrje demokratëve dhe qytetarëve që t’i bashkohen protestës së së shtunës, në mbështetje të studentëve dhe gjimnazistëve që prej ditësh janë përfshirë në protesta. Berisha e cilësoi revoltën studentore si një përballje me qeverinë Rama, ndërsa ftoi qytetarët, pavarësisht bindjeve politike, të bashkohen në atë që e konsideroi një protestë kundër qeverisë. Nga ana tjetër, studentët kanë paralajmëruar...
Burimi:
gijotina.com