Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet në Morinë 34-vjeçari nga Kosova

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet në Morinë 34-vjeçari nga Kosova

Një 34-vjeçar nga Kosova, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane për trafikim të lëndëve narkotike, është arrestuar në pikën kufitare të Morinës. Shtetasi kosovar, me inicialet Y. A., banues në Ferizaj, u ndalua nga shërbimet e Policisë Kufitare Morinë në momentin që po hynte në territorin shqiptar. Arrestimi u krye në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, pas verifikimit të të dhënave në sistemet përkatëse. Nga komunikimi dhe informacionet e shkëmbyera me Interpol Tiranën rezultoi se 34-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane. Gjykata e Wiesbadenit në Gjermani kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike, sipas legjislacionit gjerman. Policia Kufitare vijon kontrollet në pikat e...