Në Itali, 35 vende evropiane bashkojnë forcat në luftën kundër drogës, Meloni: Të godasim paratë e trafikantëve

Në Itali, 35 vende evropiane bashkojnë forcat në luftën kundër drogës, Meloni: Të godasim paratë e trafikantëve

35 vende janë bashkuar në Koalicionin Evropian kundër Drogave (ECAD), një nismë e promovuar nga Italia dhe Franca për të forcuar luftën kundër narkotrafikut, për të goditur financat e organizatave kriminale dhe për të parandaluar varësitë. Takimi u zhvillua në komunitetin San Patrignano, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve institucionalë dhe ekspertëve. Kryeministrja italiane Giorgia Meloni kërkoi që autoritetet të mos ndalen te arrestimi i trafikantëve, por të gjurmojnë dhe të sekuestrojnë edhe pasuritë e tyre. Ajo vuri theksin te bashkëpunimi financiar ndërkombëtar, përfshirë gjurmimin e transaksioneve me kriptomonedha, duke rikujtuar parimin “follow the money” (ndiq paratë). Meloni tha se rreth 80 për qind e drogës që hyn ilegalisht në Evropë kalon përmes rrugëve detare, ndaj kërkoi koordinim më të madh për kontrollin e porteve dhe rrugëve...