“Ne i kemi të qarta rekomandimet e BE”- Balla ironizon Berishën: Ka marrë formën e ‘studentit 80-vjeçar’, PD në bojkot deri sa të vijë ‘gjeli dhe bakllavaja’!
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka komentuar qëndrimin e Partisë Demokratike për reformën zgjedhore, duke ironizuar kreun e saj, Sali Berisha. Në një komunikim për mediat, Balla deklaroi se shpreson që deri më 30 nëntor opozita të reflektojë dhe të bëhet pjesë e diskutimeve, ndërsa theksoi se ligji për financimin e partive politike duhet të miratohet brenda muajit dhjetor. Sipas Ballës, mazhoranca do të bëjë të gjitha përpjekjet për të përmbushur rekomandimet e Bashkimit Europian, ndërsa akuzoi opozitën se nuk po tregon vullnet për përfshirje dhe konsensus në procesin e reformës. Gjatë deklaratës, kreu i grupit parlamentar të PS-së ironizoi Berishën, duke e cilësuar si “student 80-vjeçar”. Balla komentoi gjithashtu qëndrimin e PD-së në Kuvend, duke thënë se ajo ndjek dy...
Burimi:
javanews.al