Në hetim për korrupsion: I hiqet imuniteti kryeministrit të Hungarisë dhe dy ish-ministrave të Orban
Peter Magjar HUNGARI-Parlamenti hungarez ka hequr imunitetin parlamentar të kryeministrit Peter Magjar duke i hapur rrugë një hetimi penal ndaj tij për një incident të ndodhur në vitin 2024. Bashkë me të, ju hoq imuniteti edhe dy ish-ministrave të qeverisë së Victor Orban, Balazs Hanko dhe Miklos Sesztak. Vendimi u miratua me 139 vota nga 199 deputetë. Kryeministri hungarez po hetohet për një incident të vitit 2024. Ai akuzohet se i ka marrë telefonin një personi që po e filmonte në një klub nate dhe më pas e ka hedhur pajisjen në lumin Danub. Vetë Magyar kishte kërkuar heqjen e imunitetit, duke e cilësuar çështjen si një “farsë”. Balazs Hanko, ish-ministër i Kulturës dhe Inovacionit, po hetohet lidhur me dyshimet për keqpërdorimin e rreth 47 milionë...
Burimi:
zeri.ai