“Në fokus lufta kundër krimit”- Ministri Demo mbledh drejtorët e Policisë dhe jep porositë: Parandalim dhe rritje e sigurisë

“Në fokus lufta kundër krimit”- Ministri Demo mbledh drejtorët e Policisë dhe jep porositë: Parandalim dhe rritje e sigurisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo zhvilloi një takim me drejtuesit e Policisë së Shtetit në qendër dhe në qarqe, me fokus rritjen e parametrave të sigurisë, forcimin e parandalimit dhe reagimin me forcën e ligjit dhe profesionalizëm ndaj çdo forme të paligjshmërisë. Ministri Demo kërkoi nga drejtuesit një informacion të detajuar dhe të përditësuar mbi situatën kriminale në territor, veçanërisht për zonat me risk, ku zhvillohet aktivitet kriminal në fushën e narkotikëve dhe lojërave të fatit, si dhe për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim, me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe impakt të lartë në publik. Një fokus i veçantë iu kushtua parandalimit dhe goditjes së armëmbajtjes pa leje. Ministri kërkoi përdorimin e inteligjencës policore dhe ndërhyrje të befasishme ndaj personave që...