Në ditëlindjen e Mirush Kabashit, Sokratit që Shqipëria nuk duhet ta harrojë, zërit që ende na gjykon
Në ditëlindjen e tij, Mirush Kabashi nuk kujtohet si një i munguar, por si një prani që vazhdon të jetojë në zërin, në skenën dhe në kujtesën e një publiku që e deshi; një publiku që përjetoi me të çdo moment dhe iu drithërua shpirtit nga vibratot e thella, plot ndijim, kumt dhe shkulmim thirrjeje për zgjim. Sepse zëri i tij nuk fliste vetëm, kushtronte. Nuk kumtonte thjesht, kumbonte. Ai nuk kishte ardhur në skenë vetëm me misionin e aktorit, por edhe me atë të një predikuesi të fesë së shqiptarësisë; dhe këtë mision e mbarti me devocionin e një apostulli, duke e mbrojtur me përkushtimin e një martiri. Ajo që mëkonte me fjalë e kishte ndezur më parë në zemër, e kishte ndriçuar në...
Burimi:
kohajone.com