Kandidati për president në Austri premton: Do të kthej përkrenaren dhe shpatën e Skënderbeut në Krujë

Kandidati për president në Austri premton: Do të kthej përkrenaren dhe shpatën e Skënderbeut në Krujë

Günther Fehlinger-Jahn VIENË- Një premtim i veçantë për Shqipërinë vjen aktivisti austriak Günther Fehlinger-Jahn që synon të kandidojë për president të Austrisë në zgjedhjet e vitit 2028, ai është zotuar se do të mundësojë kthimin në Krujë të përkrenares dhe shpatës së Skënderbeut nëse zgjidhet në këtë post. Zotimin e tij ai e ka bërë publik përmes një videoje në rrjetet sociale të regjistruar përpara përkrenares dhe shpatës së heroit kombëtar shqiptar të cilat ruhen në Vjenë prej vitit 1806. Në video Fehlinger-Jahn shprehet se kthimi i armëve të Skënderbeut në Krujë do të ishte një nderim për figurën e heroit shqiptar. “Si president i Austrisë, zotohem të kthej përkrenaren dhe shpatën e Skënderbeut në Krujë, Shqipëri, për të nderuar mbretin Skënderbe. Zotohem. O Zot,...