Në çfarë kushtesh do të mbahen zgjedhjet parlamentare në Serbi?
Qytetarët e Serbisë do t’u drejtohen sërish kutive të votimit më 25 tetor. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nënshkroi më 9 shtator dekretet për shpërndarjen e Kuvendit Kombëtar të Serbisë dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 25 tetor. Ato do të jenë zgjedhjet e 15-ta parlamentare që nga vendosja e sistemit shumëpartiak në Serbi dhe të 11-at të parakohshme. Ndërsa pushteti pretendon se kushtet zgjedhore janë përmirësuar në përputhje me rekomandimet e Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), kritika vazhdon të ketë nga organizatat joqeveritare dhe raportet ndërkombëtare. Zgjedhjet mbahen pothuajse tre vjet pas zgjedhjeve të fundit parlamentare, të zhvilluara në dhjetor të vitit 2023, të cilat u shoqëruan me pretendime nga opozita, organizatat joqeveritare dhe vëzhguesit...
Burimi:
vizionplus.tv