“Në ankth për vendimin”/ Kurti për Thaçin, Veselin, Selimin e Krasniqin: Asnjë gjykatë s’mund ta njollosë UÇK-në
ish-kreret e uck-albin kurti KOSOVË- Gjatë seancës së sotme të jashtëzkonshme në Kuvendin e Kosovës, Albin Kurti e nisi fjalën e tij me gjyqin e ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Nga foltorja e Kuvendit, pak para se të prezantonte emrat e kabinetit të ri qeveritar, Kurti u shpreh se gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është i padrejtë, pasi Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka luftuar për lirinë e vendit. Ai deklaroi se qëndrimi i qeverisë që drejton mbetet i pandryshuar dhe i qartë për këtë çështje, ndërsa shtoi se asnjë gjykatë nuk mund ta njollisë UÇK-në. "Këto ditë të gjithë jemi në ankth në prag të vendimit të procesit gjyqësor ndaj drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi. Kërkesa e Prokurorisë...
Burimi:
zeri.ai