“Në 2018, Irani tentoi atentat në Shqipëri”, Karamuço: Rrezik, radikalizimi në Evropë dhe Ballkan
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka ngritur shqetësimin për rrezikun e radikalizimit dhe aktivitetin e shërbimeve të huaja në Evropë dhe në Ballkanin Perëndimor. Në emisionin “Real Story” në ABC News, Karamuço u ndal te roli i Athinës si një prej qendrave të rëndësishme të shërbimeve sekrete në rajonin e Mesdheut, duke folur edhe për bashkëpunimin ushtarak mes Greqisë dhe Izraelit. Sipas tij, në Greqi është rritur prania e profesionistëve dhe biznesmenëve izraelitë, ndërsa bashkëpunimi mes dy vendeve është shtrirë edhe në industrinë e mbrojtjes. Eksperti foli gjithashtu për rrezikun që, sipas tij, paraqesin grupet e radikalizuara dhe ekstremiste, duke përmendur si faktorë shqetësues zhvillimet politike dhe fetare në rajon, si dhe ndikimin e tyre të mundshëm në Evropë dhe Ballkanin Perëndimor. Ai solli në...
Burimi:
javanews.al