Buxheti 2027 për bujqësinë dhe zhvillimin rural/ Salla prezanton fondin prej 18 miliardë lekësh, 10% më shumë se në vitin 2026
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, prezantoi sot në seancën plenare të Kuvendit projektbuxhetin e vitit 2027 për sektorin e bujqësisë, duke bërë të ditur se financimi total arrin në 18 miliardë lekë, ose 10% më shumë krahasuar me buxhetin fillestar të vitit 2026. Përmes një reagimi në rrjetet sociale pas fjalës në Kuvend, ministri Salla detajoi shpërndarjen e fondeve sipas prioriteteve kryesore, të cilat fokusohen te zhvillimi rural, siguria ushqimore, peshkimi, modernizimi i infrastrukturës dhe digjitalizimi: Zhvillimi rural- 8,4 miliardë lekë të dedikuara për mbështetjen e drejtpërdrejtë të fermerëve dhe investimet në ferma. Siguria ushqimore- Rreth 3 miliardë lekë për forcimin e kontrolleve dhe rritjen e kapaciteteve laboratorike. Këshillimi bujqësor dhe peshkimi- 872 milionë lekë për shërbimet e këshillimit bujqësor dhe 727...
Burimi:
javanews.al