Ndue Dedaj: Njeriu që ngjiti në shtyllë vdekjen e vet
(Pjesë nga romani) Nga Ndue Dedaj Në kryeqytet, atë mesnatë, nuk pipëtinte asgjë. As lakuriqët e natës nuk e shponin ajrin siç e kishin zakon. Heshtonte gjithçka. Dajti, si një dinosaur i lodhur, kishte rënë në gjumin dimëror, për t’u zgjuar në pranverë. Por nuk kishte gjumë një njeri. Prokop Vrana. Ai doli vjedhurazi si hije nga shtëpia e tij, duke shmangur dritat që ndriçonin zbehtë, eci një rrugice qorre deri sa këmbët e çuan në “Rrugën e Dibrës” dhe u gjend ballë për ballë me shtyllën e drunjtë të lajmërim-vdekjeve, ku shpejt e shpejt ngjiti njoftimin e vdekjes së vet. “Lajmërojmë vdekjen e papritur të Prokop Vranës. 31 dhjetor 1948. Familja”. E kishte shkruar vetë ai, robi dhe zoti i asaj vdekje, me bojë...
Burimi:
kultplus.com