Ndryshon ligji për turizmin/ Qiratë ditore regjistrim në e-Albania, rregulla dhe për agjencitë turistike dhe vrojtuesit e plazheve
Shtëpia jote mund të kthehet në biznes turistik, por jo më pa rregulla. Kushdo që jep apartamentin me qira për disa ditë përmes Airbnb, Booking apo drejtpërdrejt do të duhet ta regjistrojë atë në e-Albania dhe të pajiset me një kod unik. Projektligji i ri për turizmin synon të vendosë nën kontroll një treg që po rritet me shpejtësi. Ligji parashikon regjistrimin e detyrueshëm të apartamenteve që jepen me ditë, gjoba për subjektet që shkelin rregullat në plazhe si dhe detyrime të reja për operatorët turistikë. Në fokus janë edhe apartamentet e publikuara në platforma si Airbnb apo Booking. Çdo njësi që jepet me pagesë për qëndrime afatshkurtra, qoftë apartament, vilë apo dhomë, do të duhet të regjistrohet në portalin e-Albania dhe të pajiset me...
Burimi:
ntv.al