Ndryshon axhenda e javës së 6-të, FSHF publikon njoftimin, zhvendoset dita e derbit Partizani-Tirana
Partizani do e presë Tiranën më 11 tetor(e diel), ora 18:30 në stadiumin “Air Albania”. Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar axhendën e re. FSHF ka ndryshuar axhendën për javën e gjashtë të Abissnet Superiore. Jo vetëm derbi Partizani-Tirana do të luhet më 11 tetor(e diel) prej orës 18:30, por edhe Vllaznia-Dinamo. Derbi i kryeqytetit përplaset kështu me supersfidën në Shkodër, që fillimisht ishte projektuar më 10 tetor. Në anën tjetër është vendosur që sfida e Teutës me Skënderbeun të zhvendoset një ditë para. Takimi në Durrës ishte projektuar më 11 tetor, por do të luhet më 10 tetor prej orës 18:30. Dy sfidat e tjera do të mbesin pa ndryshim. Elbasani pret Vorën më 10 tetor ora 18:30, teksa Laçi sfidon Egnatian më 11...
Burimi:
gijotina.com