Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve brenda 24 orësh! Ulet nafta, shtrenjtohet benzina
Bordi i Transparencës ka vendosur të ndryshojë sërish çmimet e karburanteve në vend, vetëm 24 orë pas vendimit të mëparshëm. Duke nisur nga ora 12:30 e kësaj të shtune (10 tetor), nafta do të tregtohet me 211 lekë për litër, ndërsa benzina me 195 lekë për litër. Sipas vendimit të ri, çmimi i naftës është ulur me 2 lekë për litër krahasuar me një ditë më parë, kur tregtohej me 213 lekë. Në të kundërt, benzina ka pësuar një rritje prej 1 leku, duke kaluar nga 194 në 195 lekë për litër. Bordi i Transparencës ka përcaktuar gjithashtu se çmimi maksimal i shitjes me shumicë për naftën do të jetë 199 lekë për litër, ndërsa për benzinën 183 lekë për litër. Vendimi është marrë gjatë...
Burimi:
ntv.al