Ndryshimet në qeveri, reagon Kryeministri Rama
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas shkarkimit të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari. “Sot kemi vendosur të bëjmë një lëvizje në skuadrën që është në fushë. Dhe Besforti, nga drejtimi i Ministrisë së Brendshme, do të kalojë në stolin tim, bashkë me mua dhe ekipin këtu në Kryeministri. Ndërkohë që Ervini (Demo), ministri i deritanishëm i Pushtetit Vendor, do të mbulojë Punët e Brendshme, ku do të integrojmë edhe çështjet vendore, diçka që nuk është e re për historikun e Ministrisë. Por, pasi ka marrë një formë goxha më të plotë, duke qenë veç, do të bëhet tani pjesë e strukturës së Punëve të Brendshme. Faleminderit për shërbimin e derimëtanishëm, faleminderit paraprakisht për shërbimin e mëtejshëm”, tha Rama.
Burimi:
kohajone.com