“Ndryshimet e reja më afër BE”- Avokati: Aktualisht ka abuzime pafund në sistemin gjyqësor! Duhet rishikuar mekanizmi i kontrollit
Në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, avokati Edmond Petraj foli për ndryshimet e reja në Kodin e Procedurës Penale. Ai theksoi se nga këto ndryshime në fokus janë të drejtat e njeriut dhe se ka korrigjime në reformë. “Në përgjithësi, po të shikosh Kodin e ri të Procedurës Penale, avokati ka shumë akses dhe të drejta, por problemi është se ato nuk zbatohen. Kemi një dualitet të pushtetit. Organi i akuzës, prokurori dhe gjykata nuk i zbatojnë kërkesat që bën avokati, edhe pse ato janë pjesë e procedurës dhe parashikohen nga ligji. Avokati kërkon diçka që i takon sipas ligjit, por shpesh nuk merret parasysh. Ku do të ankohesh? Në shumë raste, nuk ke ku të ankohesh. Edhe Inspektorati i Lartë...
Burimi:
javanews.al