Ndryshime në krye të FSDKSH-së, Suela Popa merr drejtimin e Fondit të Kujdesit Shëndetësor

Ndryshime në krye të FSDKSH-së, Suela Popa merr drejtimin e Fondit të Kujdesit Shëndetësor

Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, ka njoftuar zyrtarisht prezantimin e Suela Popës në pozicionin e drejtoreshës së re të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH). Njoftimi u bë publik përmes një mesazhi të shpërndarë nga vetë ministrja në rrjetet sociale. Në deklaratën e saj, drejtuesja e dikasterit të Shëndetësisë vuri theksin te pesha administrative dhe përgjegjësia që mban ky institucion kyç në mbarëvajtjen e shërbimeve mjekësore në vend. “FSDKSH ka një rol të rëndësishëm në funksionimin e sistemit shëndetësor, ndaj drejtimi i saj kërkon eficencë, përgjegjshmëri dhe një vëmendje të vazhdueshme te mënyra se si fondet publike kthehen në shërbime më të mira për qytetarët.”, tha ministrja. Ministrja Spahiu nënvizoi se nën drejtimin e ri, fokusi do të jetë te rritja e...