Ndriçim Xhepa nderohet me çmimin “K’tu Fest” në edicionin e 13-të të festivalit në Strugë
Struga u bë sërish pikëtakim i artit dhe kulturës shqiptare, përmes edicionit të 13-të të festivalit “K’tu Fest”, i cili këtë vit nderoi me çmimin kryesor aktorin e njohur shqiptar, Ndriçim Xhepa. Një prej figurave më të rëndësishme të teatrit dhe kinematografisë shqiptare, Xhepa u vlerësua për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në artin skenik dhe atë filmik. Çmimi iu nda me motivacionin: “Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në artin e skenës dhe të kinemasë, duke sjellë dimensione të reja në mjeshtërinë e aktorit”. Ceremonia mori një ngarkesë të veçantë emocionale kur aktori kujtoi nënën e tij, aktoren e madhe Margarita Xhepa, Artiste e Popullit, e cila kishte një lidhje të veçantë shpirtërore dhe artistike me Teatrin Poshka dhe festivalin “K’tu Fest”. Margarita Xhepa...
Burimi:
kultplus.com