Ndihmë ekonomike në këmbim të votave për PS-në”, Sara Mila në SPAK (Dosja e plotë)
Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila është paraqitur këtë të mërkurë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Arsyeja e paraqitjes së saj në SPAK lidhet me një hetim të Prokurorisë Elbasan për abuzimin me pagesat e ndihmës ekonomike në Peqin, hetim i cili ka hedhur dritë qartësisht se si u blenë votat e familjeve në vështirësi gjatë zgjedhjeve, në favor të Partisë Socialiste në pushtet. Sara Mila në SPAK Prokuroria e Posaçme po verifikon pretendimet për një ndërhyrje të mundshme të Sara Miles në zgjerimin e listës së përfituesve të ndihmës ekonomike në këmbim të votave në favor të PS-së. Konkretisht, në periudhën nëntor-dhjetor 2024, pra kur fushata elektorale për zgjedhjet e përgjithshme ishte në hapat e para, në Njësinë Administrative Gjocaj ishin trefishuar familjet...
Burimi:
sot.com.al