Ndeshjet finale të Shqipërisë në Ligën e Kombeve, Maran tregon listën e Kombëtares
Trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, do të shpallë nesër, e premte, në ora 12:00 listën e lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet e fundit të UEFA Nations League ndaj Finlandës dhe Bjellorusisë. Tekniku do të shpallë listën në konferencën për media që do të zhvillohet në Shtëpinë e Futbollit, ku do t’i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve në lidhje me zgjedhjet e tij. Grumbullimi i Kombëtares do të nisë të hënën zyrtarisht me kuqezinjtë që nisin përgatitjet për dy sfidat vendimtare ndaj Finlandës, që luhet më datë 12 nëntor, ora 20:45 në stadiumin “Air Albania” dhe ndaj Bjellorusisë, që luhet më datë 15 nëntor stadiumin “Illovszky Rudolf” të Budapestit, Hungari. Shqipëria aktualisht renditet në vendin e parë në Grupin C1 me 9 pikë, e ndjekur nga...
Burimi:
sportekspres.com