Ndërtimet pa leje, qeveria ndryshon ligjin: Poseduesit fitojnë të drejtën e parablerjes
Qeveria ka depozituar në Kuvend ndryshimet në ligjin për administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje, duke propozuar një skemë të re për administrimin, zhvillimin, shitjen dhe përdorimin e tyre. Projektligji ndryshon ligjin nr.66/2023 dhe parashikon që kompetencat për administrimin e këtyre pasurive të përqendrohen te Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, AAPSK. Ky projektligji përbëhet nga 26 nene. Sipas relacionit të dorëzuar tashmë në Kuvendin e Shqipërisë, një nga problematikat e evidentuara gjatë zbatimit të ligjit aktual ka qenë ndarja e vendimmarrjes mes Komisionit të Objekteve të Konfiskuara, ministrisë përgjegjëse dhe strukturave të tjera. Qeveria argumenton se kjo ka sjellë vonesa në administrim, amortizim të objekteve dhe mbivendosje kompetencash. Me ndryshimet e propozuara, Komisioni i Objekteve të Konfiskuara...
Burimi:
javanews.al