Ndërron jetë pasagjerja pas përplasjes së makinave në rrugën Peqin–Elbasan
Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin Peqin–Elbasan. Sipas të dhënave paraprake nga vendngjarja, aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Pazari”, në segmentin rrugor Pajovë–Bishqem. Paraprakisht raportohet për dy drejtuesit e automjeteve të plagosur, ndërsa një burim nga vendngjarja bën me dije se një pasagjere, Afërdita Xhaja 70 vjeçe, ka humbur jetën Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe shërbimet e Policisë, ndërsa vijojnë veprimet për përcaktimin e rrethanave të aksidentit dhe gjendjes së personave të përfshirë. gijotina.com/
Burimi:
gijotina.com